Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Koçiu: 227 vende pune për mjekë dhe infermierë në qendrat shëndetësore verore
👁13921
Nisja e sezonit turistik në të gjithë vendin, shoqërohet edhe me hapjen e qendrave shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve vendas, por edhe turistëve të huaj, për një sezon të sigurt dhe të shëndetshëm. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka ripërsëritur sot thirrjen për mjekët dhe infermierët në Shqipëri, që të aplikojnë për vendet e hapura të punës në qendrat shëndetësore verore në vend. Ministrja Koçiu pohon se tashmë janë hapur 227 vende pune për mjekë dhe infermierë që do t’i bashkohen qendrave shëndetësore verore në të gjithë Shqipërinë....