Koçeku sulmon Ramën: Për të korruptuarit kërkove ndryshime ligjore, ndërsa studentët përfundojnë në paraburgim
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ndalimet e të rinjve gjatë protestave, duke kritikuar qëndrimet dhe veprimet e mazhorancës socialiste. Koçeku ka vënë në dukje atë që e konsideron si kontrast mes nismës për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale dhe shoqërimit të studentëve në polici gjatë tubimeve të fundit. Sipas saj, mazhoranca ka argumentuar se nevojiten ndryshime ligjore për shkak të mbingarkesës së burgjeve, ndërsa gjatë protestave po gjenden hapësira për shoqërimin e të rinjve në paraburgim. Në reagimin e saj, deputetja u ka bërë thirrje autoriteteve që të lirojnë sa më shpejt studentët e ndaluar. Ajo paralajmëron se ndalimet e tyre dhe situata e krijuar po pengojnë jetën publike në vend. Koçeku e ka shoqëruar reagimin me...
Burimi:
gijotina.com