Koalicioni Shqiptar shpreson të fitojë dy mandate në Kuvendin e Serbisë

Koalicioni Shqiptar shpreson të fitojë dy mandate në Kuvendin e Serbisë

Tetë parti shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja garuan me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën këtë të diel, më 25 tetor, në Serbi, me synimin për ta rritur përfaqësimin e tyre në Kuvend. Pas mbylljes së vendvotimeve, bartësi i kësaj liste, Shaip Kamberi, tha se partitë shqiptare që garuan në zgjedhjet në Serbi synojnë dy mandate. Në një prononcim për transmetuesin publik të Kosovës, Kamberi tha se pasivizimi i adresave ka ndikuar në humbjen e mundësisë së kësaj liste që të fitojë mandatin e tretë. Ai tha se nëse dalja në zgjedhje do të jetë deri në 70 për qind, Koalicioni Shqiptar ka gjasa që të fitojë ulësen e dytë në Kuvendin serb. Pas vitesh përçarjesh dhe...