Koalicioni Euroatlantik: Beteja e Lulzim Bashës për një rikthim politik

Koalicioni Euroatlantik: Beteja e Lulzim Bashës për një rikthim politik

Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës ofron mbështetje për drejtësinë dhe subvencione për familjet, por analistët janë kritikë ndaj programit dhe e shohin atë si përpjekje të Bashës për të qëndruar në skenën politike. Nga Vladimir Karaj Lulzim Basha ka zhveshur kostumin e dikurshëm partiak dhe po shkon drejt zgjedhjeve të 11 majit me një profil më sportiv dhe retorikë populiste, në një betejë për mbijetesën e tij politike. Pasi humbi në gjykatë përplasjen me ish-kumbarin e tij politik, Sali Berisha, për siglën dhe vulën e Partisë Demokratike, Basha themeloi “Demokratët Euroatlantikë” së bashku me një grup të vogël deputetësh që...
Burimi: Javanews.al