KLSH kërkon më shumë fonde dhe punonjës/ Deputeti i PS: Pagat u rritën 90%, po auditimet?
Kërkesa e Kontrollit të Lartë të Shtetit për një buxhet prej 894.4 milionë lekësh dhe shtimin e 10 punonjësve në vitin 2027 është shoqëruar me debate në Komisionin “Xhafaj”. Relatori Ermal Elezi vuri në pikëpyetje nevojën për zgjerimin e organikës, duke kërkuar më shumë argumente mbi efektivitetin e institucionit dhe rezultatet e punës audituese. Gjatë diskutimit, Elezi theksoi se pagat në KLSH janë rritur me rreth 90% nga viti 2021 deri në vitin 2025, ndërsa dokumentacioni i paraqitur nuk përmban tregues që të dëshmojnë një rritje të ngjashme të numrit të auditimeve apo të cilësisë së tyre. Ai kërkoi gjithashtu sqarime për vendet vakante dhe pozicionet konkrete për të cilat kërkohen 10 punonjësit shtesë. Përfaqësuesja e KLSH-së, Ermira Hoxha, argumentoi se kërkesa për buxhetin e...
Burimi:
ntv.al