ERION VELIAJ MBETET NE QELI, SHOKET E DOSJES JASHTE BURGUT, SPAK SHPALL VENDIMIN
Gjykata e Posaçme ka mbyllur shqyrtimin e kundërshtimeve të të pandehurve dhe mbrojtësve të tyre në procesin e veçuar nga dosja “Veliaj”, duke caktuar 25 nëntorin si datën kur do të shpallet vendimi. Në pretencën e saj, SPAK ka kërkuar 7 vite burg për biznesmenin Elman Abule. Për shkak se çështja po shqyrtohet me gjykim të shkurtuar, nëse gjykata pranon kërkesën e prokurorisë, dënimi i tij do të ulet në 4 vite e 8 muaj burg. Abule është i vetmi i pandehur për të cilin SPAK ka kërkuar dënim me heqje lirie. Për ish-deputeten socialiste Klotilda Bushka, prokuroria ka kërkuar një gjobë prej 600 mijë lekësh. Ndërsa për Ina Goxhajn dhe Fatjon Baçin është propozuar masa e shërbimit të provës. Në rastin e biznesmenit Fatmir...
Burimi:
ntv.al