SELIA BLU PA EMER KANDIDATI PER TIRANEN, NGA LETARGJIA NE SHTEPI MUND TE PERFITOJE ‘KOMSHIU MAVI’
Kanë mbetur vetëm 180 ditë deri më 9 maj 2027, kur qytetarët e Tiranës do të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë. Por ndërsa kalendari zgjedhor ka nisur numërimin mbrapsht, opozita ende nuk ka një kandidat zyrtar për kryeqytetin. Madje, nuk është e qartë as mënyra se si Partia Demokratike synon ta zgjedhë atë. Dy deklarata të bëra dje, me vetëm pak orë diferencë, e nxorën edhe një herë në pah këtë paqartësi. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, shprehu publikisht mbështetjen e tij për Ilir Alimehmetin, të cilin e cilësoi një kandidaturë të shkëlqyer për Tiranën. Megjithatë, Bardhi sqaroi se vendimi përfundimtar duhet të kalojë përmes dialogut politik dhe strukturave vendimmarrëse të Partisë Demokratike. Vetëm disa orë më vonë, aktori Florjan Binaj...
Burimi:
ntv.al