KLP ende në ngërç për Kryeprokurorin! Rrëzohet me 6 vota kërkesa e Pjetërnikajt për largimin e anëtarit Vat Staka!

KLP ende në ngërç për Kryeprokurorin! Rrëzohet me 6 vota kërkesa e Pjetërnikajt për largimin e anëtarit Vat Staka!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka rrëzuar me rezultatin 6-2 kërkesën e kandidatit për Prokuror të Përgjithshëm, Ylli Pjetërnikaj, i cili kërkoi largimin nga vlerësimi i garës për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të anëtarit të KLP-së, Vat Staka. Vendimi u mor pas disa orësh mbledhje, e cila është shoqëruar me debate të forta. Lajmin e bën me dije gazetarja Anila Hoxha. Ndërkohë, mbledhja e KLP-së vijon me shqyrtimin e kërkesës së kandidates tjetër për Prokurore të Përgjithshme, Arta Marku, e cila kërkon largimin nga këto procedura të anëtarit të KLP-së, Sokol Stojani. Kujtojmë se KLP u mbledhur sërish të dielën, ndërsa përpara anëtarëve u vendosën një sërë kërkesash për përjashtim, të cilat kanë krijuar një situatë të pazakontë brenda Këshillit. Vat Staka kërkoi përjashtimin...