Klopp ulet “gju më gju” te Bayerni. Zhvillon një seri takimesh individuale, sidomos me Musiala

Klopp ulet “gju më gju” te Bayerni. Zhvillon një seri takimesh individuale, sidomos me Musiala

Jürgen Klopp vizitoi të dielën në mëngjes Bayern Munich. Trajneri i Gjermanisë shkoi në qendrën stërvitore në “Säbener Straße” për të ndjekur seancën e mëngjesit dhe më pas zhvilloi një seri bisedash me drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë. Klopp kishte qenë të premten në mbrëmje në tribunën e nderit të “Allianz Arena”, në fitoren 5-1 të Bayernit ndaj Stuttgartit, në javën hapëse të Bundesligës. Pastaj bëri vizitën e parë zyrtare në qendrën stërvitore bavareze, pikërisht gjatë “Family Day”, të organizuar nga trajneri Vincent Kompany. Klopp bisedoi me Kompany për rreth 20 minuta, sipas “BILD”. Më pas, në fushë, ai shkëmbeu batuta me Manuel Neuer, pasardhësin e tij në portë Jonas Urbig dhe Jonathan Tah. Në vijim pati takime individuale, veçanërisht me Jamal Musiala. Talenti i...