Klodiana Spahiu merr detyrën si Ministre e Shëndetësisë: Të rikthejmë besimin

Klodiana Spahiu merr detyrën si Ministre e Shëndetësisë: Të rikthejmë besimin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka marrë sot zyrtarisht detyrën, pas betimit në prani të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Në takimin prezantues të ministres së re në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ishte e pranishme Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu, e cila vlerësoi kontributin e Klodiana Spahiut në sektorin e shëndetësisë, njohjen e prioriteteve të këtij sektori, si dhe angazhimin e saj ndër vite në adresimin e çështjeve me interes për qytetarët. “MSHMS tashmë do të drejtohet nga Klodiana Spahiu, e cila, për background-in e saj, së pari është mjeke dhe është një njohëse shumë e mirë e të gjitha prioriteteve që MSHMS ka pasur ndër vite, si dhe një lobuese shumë e mirë për të gjitha çështjet që kërkojnë vëmendje, jo...