Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Klodiana Spahiu pritet të emërohet ministre e shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën e cila deklaroi dorëheqjen një ditë më parë në mbledhjen e qeveri. Emërimi i saj është komunikuar sot nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit te PS-së. Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega “Mjekësi e Përgjithshme” në vitin 1997. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë QSUT-së “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive: ekokardiografi, PU-EKG, eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”, Facolta di Medicina e Chirurgia “Agostino Gemelli”, Romë, Itali. Në 2003-2004 kreu studimet pasuniversitare pranë Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i...