Klodian Matija, historia e djalit nga Lezha, drejtori i parë jo-italian i Klubit Rotary, që mbërriti në Itali 27 vite më parë me gomone në moshën 16-vjeçare

Klodian Matija, historia e djalit nga Lezha, drejtori i parë jo-italian i Klubit Rotary, që mbërriti në Itali 27 vite më parë me gomone në moshën 16-vjeçare

Nga Albert Vataj Nga bregu shqiptar i Lezhës në brigjet italiane të shpresës, nga një djalë 16-vjeçar në një gomone me bashkëatdhetarë të panjohur, në drejtues të një klubi prestigjioz si Rotary Club Cesenatico Mare, kjo është rruga jetësore e Klodian Matijas, një histori që i ngjan një epike bashkëkohore të mbijetesës, përkushtimit dhe arritjes.Në një profil të botuar nga gazeta italiane Il Messaggero, Klodiani rrëfen se mbërriti në Itali 27 vjet më parë, në vitin 1998, me një gomone në bregdetin italian. Ishte vetëm 16 vjeç dhe me të ishin shumë të tjerë që synonin të njëjtën gjë: një jetë më të mirë. “Nuk turpërohem aspak për aventurën time”, thotë ai me një dinjitet që vetëm ata që kanë përballuar stuhitë e migrimit dhe...