KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar një zgjerim të ndjeshëm të organikës së gjyqtarëve në vend, për të përballuar numrin e lartë të dosjeve të mbartura në gjykata dhe për të shkurtuar kohën e pritjes për drejtësi. Projektvendimi i hedhur për konsultim publik, parashikon shtimin e 84 gjyqtarëve të përhershëm dhe krijimin e 18 vendeve rezervë. Kështu, numri i vendeve të përhershme në sistem do të arrinte në 519, ndërsa për një periudhë nëntëvjeçare parashikohet edhe angazhimi i 9 gjyqtarëve shtesë në Gjykatën e Lartë për trajtimin e çështjeve të prapambetura. Pjesa më e madhe e vendeve të reja do t’u përkasë gjykatave të shkallës së parë me 64 pozicione shtesë, ndërsa 20 vende të tjera do të shpërndahen në gjykatat e apelit. Rritja më...
Burimi:
gijotina.com