KLGJ e KLP rritën rrogat e magjistratëve, Qeveria bllokon pagesat në Thesar
Pasi KLGJ e KLP i caktuan vetë pagat e sistemit të drejtësisë, qeveria është vënë në lëvizje dhe i ka bllokuar pagat në Thesarin e Shtetit. Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije se Thesari i Shtetit ka bllokuar pagat e muajit gusht për të gjithë magjistratët. Bllokimi vjen pasi dy institucionet vendosën të rrisin pagën referuese të magjistratëve me 65.600 lekë. KLGJ vendosi që, duke nisur nga 1 gushti, paga e çdo gjyqtari të llogaritet mbi një pagë referuese prej 222.425 lekësh, nga 156.800 lekë që ishte më parë, plus 14 mijë lekë shtesë për nivelin e kualifikimit. Të njëjtën pagë referuese prej 222.425 lekësh plus shtesën 14 mijë lekë caktoi edhe KLP. Kushtetuesja kishte rrëzuar formulën e mëparshme dhe i kishte lënë...
Burimi:
javanews.al