Klerikët shqiptarë që dhanë jetën për çështjen kombëtare

Klerikët shqiptarë që dhanë jetën për çështjen kombëtare

Gjatë historisë sonë, kemi pasur klerikë të shumtë, musliman e të krishterë, të cilët sakrifikuan jetën për çështjen kombëtare. Në këtë post do flasim për 3 klerikë të shquar shqiptarë, Atë Shjefën Gjeçovi, Mulla Idriz Gjilani dhe Papa Kristo Negovanin, të cilët u vranë pabesisht nga armiqtë tanë për veprimtaritë e tyre atdhetare. 1️⃣ Atë Shjefën Gjeçovi, i lindur në Janjevë më 3 tetor 1873, ishte një frat françeskan shqiptar, veprimtar i lëvizjes kombëtare, folklorist, arkeolog dhe publicist i njohur. Ai konsiderohet si babai i studimeve folklorike shqiptare, ndërsa kryevepra e tij, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, është përmbledhja më e përmendur e ligjit zakonor shqiptar. Për shkak të veprimtarisë së tij kombëtare, u vra nga shovinistët serbë në Zym, më 14 tetor të vitit 1929. 2️⃣ Mulla...