Klaus Fermosi hyn në kalçeto dhe i vë armën në kokë ish-shokut, pistoleta nuk qëllon, sherri nisi 5 vite më parë

Klaus Fermosi hyn në kalçeto dhe i vë armën në kokë ish-shokut, pistoleta nuk qëllon, sherri nisi 5 vite më parë

FOTO ILUSTRUESE SHKODËR-Detaje të reja janë zbardhur nga tentativa e vrasjes brenda ambjenteve të një klaçetoje në Shkodër. Policia njoftoi një ditë më parë se Klaus Fermosi, 25 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se mbrëmjen e 11 tetorit ka tentuar të vrasë me armë zjarri Jozefin Ujkën, 26 vjeç. Sipas raportimeve 25-vjeçari ka hyrë në ambientet e fushës sportive dhe i ka drejtuar pistoletën Ujkës, duke tentuar ta qëllojë. Por arma nuk ka shkrepur, duke bërë që ngjarja të mos përfundonte në tragjedi.  Dy të rinjtë mësohet se kanë qenë më herët shokë, por rreth pesë vite më parë janë përfshirë në një konflikt për shkak të një vajze. Në atë kohë, përplasja mes tyre u zgjidh pas ndërhyrjes së familjeve, të cilat arritën të...