‘Kjo verë theksoi virozat”, alarmi i mjekes: Edhe pa etje të moshuarit të hidratohen, ja pse!
Pas një vere të gjatë dhe të nxehtë dhe këtyre ditëve gjithashtu të nxehta të fillim-vjeshtës, problematikat shëndetësore kanë qenë relativisht prezente për një pjesë të madhe të popullsisë. Siç edhe njoftuan mjekja Edlira Lashi dhe farmacistja Teuta Maçi, të cilat ishin të ftuara këtë të mërkurë, më 9 shtator, në emisionin “Shije Shtëpie”, virozat kanë qenë bashkëshoqëruese gjatë gjithë sezonit, duke sjellë, përveç shqetësimeve të tjera, edhe gjendjen e dehidratimit. Mjekja Lashi pohoi se specifikisht gjatë këtij sezoni veror janë evidentuar më së shumti viroza gastrointestinale. “Kjo verë ka qenë e gjatë dhe e nxehtë dhe është karakterizuar nga viroza gastrointestinale që janë tipike për sezonin e verës, por në këtë verë kanë dominuar virozat të cilat kanë qenë të karakterizuara me të vjella...
Burimi:
javanews.al