Kishte shkuar në Itali si turist, kapet duke shpërndarë drogë 19-vjeçari shqiptar, në makinë kishte instaluar një sistem antipërgjimi

Kishte shkuar në Itali si turist, kapet duke shpërndarë drogë 19-vjeçari shqiptar, në makinë kishte instaluar një sistem antipërgjimi

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 19-vjeçar shqiptar. Ai u arrestua pasi u kap duke trafikuar kokaine në Fano. Bëhet me dije se i riu kishte instaluar në mjet një sistem antipërgjimi. Pajisja e antipërgjimit dhe sasia prej të paktën 40 gramë kokainë që ai e hodhi nga dritarja gjatë ndjekjes nga policia, u sekuestruan si prova materiale. Aksioni u krye disa ditë më parë, kur efektivët pikasën mjetin e raportuar si të dyshimtë, një  “Ford Fiesta”. Makina rezultoi në pronësi të një italiani që ishte nën arrest shtëpiak për krime në fushën e drogës, por përdorej së fundmi nga shqiptari. I riu...
Burimi: Syri.net