Kishte fshehur 10 kg kokainë në gomën rezervë, shqiptari arrestohet në Itali

Kishte fshehur 10 kg kokainë në gomën rezervë, shqiptari arrestohet në Itali

Shqiptarët vijojnë të jenë eksponentët kryesorë në trafikimin e drogës në Itali. Thuajse çdo ditë arrestohen shtetas me origjinë nga Shqipëria, në sasi të vogla dhe të mëdha. Arrestimi i fundit ishte më 1 qershor 2025, ku një shqiptaru kap me 10 kilogramë kokainë në makinë. I riu u ndalua në autostradë ndërsa drejtonte një Alfa Romeo. Droga u gjet nën mbulesën e ndarjes së rrotës rezervë, Vlera e 'tullave" të kokainës nëse do të shitej në treg me pakicë do të kapte të paktën 1 mln euro të ardhura, shkruan media italiane.
Burimi: Syri.net