Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Kishte brenda një emigrant të paligjshëm, ndalohet autobusi i agjencisë shqiptare në Qafë Botë
Një autobuz është bllokuar në Qafë Botë ditën e sotme, pasi brenda mjetit është zbuluar një emigrant i paligjshëm, i cili po përpiqej të largohej në mënyrë të jashtëligjshme drejt territorit të Greqisë. Autobusi u sekuestrua nga autoritetet greke, ndërsa të arrestuarit, së bashku me dosjen hetimore të përgatitur nga Departamenti i Parë i Rojës Kufitare të Filatit, u referuan në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.