Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kishte ardhur me pushime në Dhërmi, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova
Një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën ditën e djeshme, pranë një plazhi në Dhërmi. Uniformat blu njoftojnë se i riu dyshohet se humbi jetën për shkaqe natyrale. Ndërkohë do të kryhet autopsia mjekoligjore pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. 20-vjeçari kishte ardhur në Dhërmi me pushime së bashku me shoqërinë e tij. “Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë,...