Kishin dalë për peshkim, babë e bir shpëtohen nga stuhia në liqen

Kishin dalë për peshkim, babë e bir shpëtohen nga stuhia në liqen

Babë e bir janë shpëtuar nga policia kufitare në liqenin e Pogradecit. Ata kishin dalë me varkë për peshkim, por kanë hasur në vështirësi për shkak të përkeqësimit të motit. Policia ka mbërritur pranë tyre me skaf dhe i ka ndihmuar të kthehen në breg. Njoftimi i policisë: Policia Kufitare u shkoi në ndihmë dy shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen, për shkak të motit të keq. Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të dy shtetasve, babë e bir, që kishin dalë për peshkim në liqen. Në sallën operative të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë nga dy shtetas, të cilët kishin dalë me...