Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kishin dalë me varkë për të peshkuar dhe rrezikuan jetën nga moti i keq, policia shpëton 2 persona nga mbytja në liqen
Policia Kufitare u shkoi në ndihmë dy shtetasve që rrezikoheshin të mbyteshin në liqen, për shkak të motit të keq. Shërbimet e Policisë reaguan me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke bërë të mundur lokalizimin dhe kthimin e sigurt në breg të dy shtetasve, babë e bir, që kishin dalë për peshkim në liqen. Në sallën operative të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë kishte mbërritur një telefonatë për ndihmë nga dy shtetas, të cilët kishin dalë me varkën e tyre për peshkim dhe, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, nuk po mundeshin të ktheheshin në breg. Menjëherë u angazhuan...