Kina dhe Franca zhvillojnë dialogun e 28-të strategjik

Kina dhe Franca zhvillojnë dialogun e 28-të strategjik

Kryediplomati kinez Wang Yi zhvilloi të shtunën dialogun e 28-të strategjik Kinë-Francë me këshilltarin diplomatik të presidentit francez, Emmanuel Bonne, në qytetin Datong të provincës Shanxi të Kinës Veriore. Wang, zhvilloi diskutime të gjata dhe të thelluara me Bonne mbi forcimin e bashkëpunimit strategjik Kinë-Francë. Të dyja palët arritën një konsensus të gjerë dhe vlerësuan pozitivisht përparimin e arritur nëpërmjet mekanizmit të konsultimeve për tregtinë dhe investimet Kinë-BE. Kreu i diplomacisë kineze theksoi që dialogu strategjik Kinë-Francë ka shërbyer për të mbështetur diplomacinë në nivel krerësh shteti dhe për të forcuar besimin e ndërsjellë politik. Pala kineze është e gatshme të bashkëpunojë me palën franceze për të zbatuar plotësisht konsensusin e arritur nga të dy krerët e shtetit, për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm dhe...