Kina apel Gjermanisë, kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Kina apel Gjermanisë, kërkon bashkëpunim dhe kundërshtim të luftës tregtare! Dy ministrat e Jashtëm flasin në telefon: Zgjedhja e duhur!

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, gjatë një bisede telefonike me homologun gjerman Johann Wadephul, theksoi se forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve është në interesin e përbashkët dhe përbën “zgjedhjen e duhur”, sipas Ministrisë së Jashtme kineze. Gjatë bisedës, Wang nënvizoi se Kina dhe Bashkimi Evropian janë partnerë strategjikë gjithëpërfshirës dhe se palët duhet të shmangin përplasjet tregtare. Sipas tij, Pekini ka mbështetur vazhdimisht dialogun dhe konsultimet si mënyrën më të përshtatshme për të adresuar shqetësimet e ndërsjella dhe për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Wang i kërkoi Gjermanisë të ndjekë një qasje racionale dhe pragmatike, si dhe të luajë një rol konstruktiv brenda Bashkimit Evropian. Ai u shpreh gjithashtu në favor të mbështetjes së tregtisë së lirë dhe...