Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

Khamenei: Teherani do të vendosë se kur do të përfundojë konflikti nëse armiqtë rifillojnë sulmet

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, tha të shtunën se Teherani do të përcaktojë “kohën dhe kushtet” për t’i dhënë fund konfliktit “nëse armiqtë rifillojnë sulmet”. “Nëse armiqtë nisin përsëri sulme ushtarake ose terroriste, janë forcat e armatosura të Republikës Islamike dhe të kombit iranian ato që do të përcaktojnë kohën dhe kushtet për fundin e tyre”, tha Khamenei në një deklaratë të transmetuar nga mediat vendase. Deklarata erdhi pasi Khamenei u takua me zyrtarë të lartë ushtarakë, sipas raportimve. Udhëheqësi suprem i Iranit u dha udhëzime komandantëve të lartë që të japin një “përgjigje të menjëhershme dhe efektive, pa kufizime gjeografike ndaj ndonjë kërcënimi të mundshëm armik”, thuhet në deklaratë. Ai gjithashtu urdhëroi një përditësim të listës së objektivave për të siguruar që të...