“KF Vllaznia ka dorëzuar dje dokumentacionin zyrtar”, kuqeblutë luajnë në “Elbasan Arena” për Europën

“KF Vllaznia ka dorëzuar dje dokumentacionin zyrtar”, kuqeblutë luajnë në “Elbasan Arena” për Europën

KF Vllaznia falenderon Federatën Shqiptare të Futbollit për sqarimin e fundit zyrtar drejtuar Bashkisë Shkodër, ku kërkohet qartësisht anullimi i koncertit të planifikuar në stadiumin “Loro Boriçi”, për të garantuar standardet dhe organizimin korrekt të ndeshjeve ndërkombëtare. Njëkohësisht, çështja është adresuar edhe në selinë e UEFA-s në Nyon, ku përfaqësues të klubit kanë ngritur shqetësimin mbi situatën. Zyrtarë të UEFA-s kanë shprehur hapur qëndrimin e tyre kundër zhvillimit të aktiviteteve të tilla përpara ndeshjeve europiane, për shkak të rrezikut që i kanoset fushës dhe kushteve teknike te komplet impjantit sportiv. Përshëndesim vendimin e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci,...
Burimi: Shkodraweb.com