Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
“Këto ditë fillojmë rrugën që bashkon Alpet”, kryebashkiaku Benet Beci jep lajmin e rëndësishëm…
Një lajm i ri për një rrugë të re! Këto ditë fillojmë rrugën që bashkon Alpet. Një rrugë që lidh Shkodrën, Thethin, Nikaj-Mërturin, Tropojën dhe vazhdon drejt Gjakovës. Siç kemi premtuar, sot Bashkia ka miratuar lejen e ndërtimit për një nga rrugët më të rëndësishme në Alpet Shqiptare që lidh dy qarqe – Shkodrën me Kukësin, përmes zonave të mrekullueshme të Shalës dhe Nikaj-Mërturit, duke krijuar të ashtuquajturin “Trekëndëshi turistik Theth – Curraj i Epërm – Valbonë”. Në territorin e Bashkisë Shkodër rruga përfshin segmentin Lekaj – Abat – Pecaj – Qafa e Ndërnajes me një gjatësi prej 13.4 km,...