Këshilltari i Trump kalon pushimet verore në Rivierën Shqiptare: Shqipëria me amerikanë…

Këshilltari i Trump kalon pushimet verore në Rivierën Shqiptare: Shqipëria me amerikanë…

Richard Grenell, këshilltari i Presidentit amerikan, Donald Trump, po pushon në vendin tonë. Vetë ish-i dërguari i posaçëm i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi publikoi një video në rrjetet sociale, ku tregoi se ndodhet në Shqipëri. “Shqipëria me amerikanë”, shkruan ai krahas videos, duke prezantuar miqtë amerikanë, me të cilët ndodhet në jugun e vendit tonë. Edhe pasi mbylli detyrën si i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell nuk humbi vëmendjen ndaj zhvillimeve në rajon. Vetëm pak javë më parë, ai reagoi në mështetje të Hashim Thaçit, teksa tha se ishte prokurori Jack Smith ai që urdhëroi arrestimin e ish-presidentit të Kosovës.Arrestimi i Thaçit ndodhi në vitin 2020, pikërisht në kohën kur administrata Trump po angazhohej intensivisht për të arritur një marrëveshje ndërmjet...