Këshilli i Sigurimit/ Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël, Begaj të japë llogari njëlloj si Rama

Këshilli i Sigurimit/ Bardhi: Shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël, Begaj të japë llogari njëlloj si Rama

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar me kritika në lidhje me veprimin e Presidentit Bajram Begaj, i cili ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, por takimi do të zhvillohet javën e ardhshme. Bardhi theksoi se shqiptarët nuk kanë nevojë për spektakël institucional, por për përgjigje, ndërsa kërkoi dhënie llogarie nga Begaj, ashtu si edhe nga kryeministri Edi Rama. Reagimi i plotë: NUK KA NEVOJË PËR SPEKTAKËL INSTITUCIONAL. SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR PËRGJIGJE. Pas zhvillimeve të rënda në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe situatës së krijuar pas vendosjes së drejtores së këtij institucioni nën masën e arrestit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pritet të mbledhë Këshillin e Sigurimit Kombëtar javën e...