Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për “11 Majin”, hapet rruga për votimin në Kuvend

Këshilli i Legjislacionit miraton ngritjen e komisionit hetimor për “11 Majin”, hapet rruga për votimin në Kuvend

Partia Socialiste ka vendosur të vijojë procedurat për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar mbi zgjedhjet e 11 majit 2025, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë kërkesës së Partisë Demokratike. Nisma ka marrë miratimin e Këshillit për Legjislacionin dhe tashmë i është përcjellë Konferencës së Kryetarëve, ku pritet të shqyrtohet për miratimin përfundimtar. Komisioni u kërkua nga Partia Demokratike më 14 tetor të vitit të kaluar. Sipas kërkesës së opozitës, hetimi synon të verifikojë ligjshmërinë e veprimeve të institucioneve të pushtetit qendror dhe vendor, si dhe të shqyrtojë nëse burimet e administratës shtetërore janë përdorur për qëllime elektorale gjatë procesit zgjedhor të 11 majit 2025. Në dokumentin e dorëzuar zyrtarisht nga deputetët e opozitës, theksohej se procesi zgjedhor ishte komprometuar rëndë,...