Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi pezullon vakancën për zëvendësimin e Aida Toskës: Nuk u plotësua numri i kandidaturave!
👁8758
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka pezulluar vakancën për zëvendësimin e gjyqtares së dorëhequr Aida Toska. KED zhvilloi sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi ecurinë deritanishme të procedurës së verifikimit të kushteve ligjore për kandidatët e paraqitur për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë më datë 30 shtator 2024. “Gjatë fazës së verifikimeve, u konstatua se numri i kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore ka rënë nën pragun minimal të parashikuar prej tre kandidaturash. Në respekt të dispozitave kushtetuese dhe ligjore, si dhe në zbatim të vendimit nr. 84/2024 të Gjykatës Kushtetuese që...