Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Këshilli Bashkiak i Elbasanit hap dyert për qytetarët, në një takim mbi vendimmarrjen dhe transparencën
Këshilli Bashkiak i Elbasanit zhvilloi një takim informues me qytetarët, në kuadër të nismës “Dita e Hapur”, me qëllim rritjen e transparencës dhe përfshirjen qytetare në procesin vendimmarrës.Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Lutfi Lala, i cili theksoi se ky është viti i dytë radhazi që organizohet një takim i tillë, duke vënë në qendër transparencën dhe llogaridhënien publike. “Qytetarët duhet të jenë të informuar për çdo vendim që ne marrim në mbledhjet mujore. Jemi të përkushtuar për të ndërtuar ura komunikimi me komunitetin”, deklaroi Lala.Ai prezantoi gjithashtu përbërjen dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak, duke theksuar...