Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, zbardhen argumentat e mbrojtjes së Metës në GJKKO

Kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, zbardhen argumentat e mbrojtjes së Metës në GJKKO

Zbardhen argumentat e mbrojtjes së Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion ku po shqyrtohet kërkesa e tij për zbutjen e masës së sigurisë. Aktualisht po flet Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, teksa avokatët theksuan se me informacionin e paraqitur nga organi procedurës dhe pasi ka studiuar atë konstatohet se në 31 faqe material nuk pati asgjë të re. Më tej mbrojtja theksoi se “SPAK përfundimisht u bind përsa i përket çështjes së kompanisë lobimit në favor të Partisë Lëvizjes Socialiste përIntegrim (LSI), ku personi nën hetim Z. Ilir Metaj, ashtu siç kishte deklaruar nuk ka asnjë lidhje me kontratat dhe pagesat e kryera. Përsa i përket pretendimeve të tjera nga organi akuzës dhe në funksion të kërkesës tonë për zvendësimin apo revokimin...