Kërkon lirinë me kusht, Salianji sot në Gjykatën e Fierit

Kërkon lirinë me kusht, Salianji sot në Gjykatën e Fierit

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji kërkon lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit. Seanca për Salianjin do të zhvillohet sot në orën 13:00, ndërsa ish-deputeti kërkon lirinë me argumentin se ka ezauruar 2/3 e dënimit. Salianji ndodhet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg. Salianji e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik.
Burimi: Kohajone.com