Kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, gjykata refuzon kërkesën e Florenc Çapjas

Kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, gjykata refuzon kërkesën e Florenc Çapjas

Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën e Florenc Çapjas për t’i dhënë leje për të votuar. Vendimi është dhënë nga gjyqtarja Ina Hoxhaj, duke qenë se ka dënim të përjetshëm. Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë paraqitur 159 kërkesa me objekt “lejim votimi”, nga të cilat 137 janë të pranuara. Këto kërkesa janë pritur nga gjyqtarët e Dhomës Civile të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Burimi: Opinion.al