Burimi:
Top-Channel.tv

Kërkoi revokimin e masës së sigurimit, GJKKO vendos për Monika Kryemadhin
👁5634
Monika Kryemadhi i ka kërkuar GJKKO revokimin e masës së sigurimit ndaj saj. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi mospranimin e kërkesës nga Kryemadhi. Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. Kryemadhi ndodhet nën masës e sigurisë detyrim paraqitjeje, e akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie. Top Channel