Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kërkoi lirinë, Gjykata e Posaçme lë në burg Ilir Metën
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për një masë më të butë sigurie. GJKKO vendosi që Meta të vijojë të qëndrojë në qeli. Ish-presidenti akuzohet se ka kryer korrupsion, pastrim parash e fshehje të origjinës së tyre në lidhje me dosjet Cez-Dia, lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për shpenzime familjare. Në hetim është edhe ish-bashkëshortja e tij, deputetja, Monika Kryemadhi, por kjo e fundit në një masë të butë sigurie, detyrim paraqitje./vizionplus.tv