Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jamarber Malltezit

Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jamarber Malltezit

Gjykata e Lartë ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj Jamarbër Malltezit, dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Kolegji Penal vendosi të mos pranojë rekursin e tij. Ndërkohë në 30 qershor Shkalla e Parë e Gjykatës së Posaçme vijon shqyrtimin e kërkesës së Malltezit për shfuqizim të masës, në të cilën qëndron prej nëntorit 2023. Kujtojmë se Malltezi akuzohet për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, dosje për të cilën akuzohet edhe ish-kryeministri Berisha. Malltezi fillimisht u arrestua për këtë çështje, por më pas për të u vendos masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’
Burimi: Gijotina.com