“Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, zbardhen detajet nga seanca me dyer të mbyllura e Vlora Hysenit në SPAK
Në emisionin “Top Story”, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka sjellë detaje nga seanca me dyer të mbyllura ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila u paraqit në SPAK e shoqëruar nga avokati i saj. Hoxha tha se seanca zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe se Hyseni ka mohuar akuzat, ndërsa ka kërkuar që telefoni i saj të ekzaminohet nga agjenci partnere jashtë Shqipërisë. Gazetarja solli gjithashtu detaje nga deklarimet e të dyshuarve të tjerë dhe momentet pas përfundimit të seancës, kur Hyseni u largua në heshtje nga ambientet e SPAK. “Seanca ishte njoftuar ditën e djeshme që do mbahet në orën 12:00, dhe 5 minuta para orës 12:00, Hyseni kaloi pragun bashkë me avokatin e saj. Ajo që ka ndodhur...
Burimi:
gijotina.com