Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë/ Nis seanca në GJKKO për Ilir Metën
Kërkesa do shqyrtohet nga gjyqtari i gatshëm Erjon Bani, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë së Posacme është Alfred Shehu, i cili është i gatshëm këtë periudhë, duke qenë se prokurorët e cështjes Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi nuk janë të pranishëm. Nis seanca në Gjykatën e Posacme në ngarkim të ish presidentit Ilir Meta, i cili kërkon zëvëndësim të masës së sigurisë “arrest në burg”. Ilir Meta i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit të vitit 2024, nuk është i pranishëm në seancën me dyer të mbyllura dhe ka shprehur dakordësinë që të përfaqësohet nga mbrojtësit e tij ligjorë.