Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kërkesa nga turistët e BE, Pogradeci zyrtarisht në sezon
Ky fillim vere i gjen rrugët e Pogradecit me vizitorë të shumë. Ndër ta nuk mungojnë të huajt të cilët qyteti buzë liqenit të Ohrit ja ka dalë t`i bëjë për vete me natyrën, qetësinë, mikpritjen dhe çmimet e përshtatshme. Vizitorët që shkelin për herë të parë premtojnë se do të kthehen sërish. “Ne vijmë nga Austria, po e shijojmë shumë pamjen e liqenin të Ohrit dhe malet përreth. Është një vend i mrekullueshëm për të qëndruar. Kjo është hera jonë e dytë në Shqipëri dhe hera e pare ne Pogradec. Do rë rikthehemi me siguri, ndoshta këtë vjeshtë”, shprehet një turist. “Ka shumë dyqane, njerëz që shëtisin, atmosfera pranë liqenit është fantastike. Çmimet janë shumë të mira. Unë do të kthehem sërish”, thotë një tjetër...