Kërcënoi me jetë 2 persona, AMP arreston policin në Tiranë! Iu gjet armë zjarri dhe gëzhoja

Kërcënoi me jetë 2 persona, AMP arreston policin në Tiranë! Iu gjet armë zjarri dhe gëzhoja

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas, i dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”. Përmes një njoftimi, AMP bën të ditur se arrestimi i tij u krye pasi me datë 04.04.2025 rreth orës 22:00 pranë një parkimi në Fushë Krujë, është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me shtetasit A. H. dhe O. H., duke i kanosur ata me jetë. Sipas AMP, në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë me kapsolle të goditura dhe një objekt metalik i deformuar...
Burimi: Javanews.al