Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërcënoi me armë të riun, e pëson keq autori në Shkodër
Një konflikt me armë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Dobraçit, në Shkodër. Gazetari Bepin Kolvata mëson se një i ri ka kërcënuar me armë një tjetër person, ndërsa shkaqet e ngjarjes ende nuk dihen. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.