Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kërcënohet presidentja Osmani përmes një emaili
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë objekt i një kërcënimi të drejtpërdrejtë përmes emailit, të dërguar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Emaili, i dërguar nga një person me emrin Betim Ibrahimi nga adresa betimibrahimi@yahoo.com, kishte për subjektin “Punoni pak ma shumë/shpejt”, por përmbajtja e tij kalonte çdo kufi të komunikimit institucional. Në mesazhin kërcënues, i cili i është dërguar adresës zyrtare të Zyrës së Presidentes, përveç fjalëve ofenduese dhe gjuhës përçmuese, këshillohen veprime hakmarrëse edhe ndaj familjes së presidentes, për “tradhëti” dhe vendime të pretenduara politike si ndërrimi i flamurit apo zbatimi i gjuhësisë në...