Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërcënimi me bombë në Kuvend, ministri i Brendshëm jep detaje: Personi që alarmoi policinë është identifikuar
Ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë të shtunën se autoritetet kosovare e kanë identifikuar përdoruesin e numrit telefonik nga i cili u bë një kërcënim për sulm me bombë në Kuvendin e Kosovës të shtunën. Kërcënimi me bombë të shtunën në Kuvendin e Kosovës – që detyroi evakuimin e deputetëve dhe shtyrjen e seancës konstituive për në mbrëmje – ishte i rrejshëm, sipas autoriteteve kosovare. Sveçla tha të dielën në Facebook se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS. “Shfrytëzuesi i numrit...