Kërcënime për shkak të detyrës, Qeveria miraton mbrojtje e posaçme për drejtuesit dhe punonjësit e Mbikëqyrjes së Burgjeve dhe familjarët e tyre

Kërcënime për shkak të detyrës, Qeveria miraton mbrojtje e posaçme për drejtuesit dhe punonjësit e Mbikëqyrjes së Burgjeve dhe familjarët e tyre

Punonjësit operacionalë të Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe drejtuesi i saj do të përfitojnë mbrojtje të posaçme në rast se kërcënohen për shkak të detyrës. Vendimi i ri i qeverisë parashikon ruajtje fizike, shoqërim dhe masa sigurie jo vetëm për vetë punonjësit, por edhe për familjarët dhe pronën e tyre. Vendimi i Këshillit të Ministrave, i propozuar nga ministri i Drejtësisë, përcakton kushtet dhe procedurat që do të ndiqen për t’u garantuar mbrojtje punonjësve të këtij institucioni, kur për shkak të ushtrimit të funksionit të tyre përballen me kërcënime nga persona të tretë. Sipas vendimit, mbrojtja do të ofrohet kur ekzistojnë rrethana serioze që rrezikojnë jetën, familjen ose pronën e punonjësit dhe kur kërcënimi lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e...