Keqtrajtimi i studentëve, arrestohet komandanti i njësisë speciale në Serbi

Keqtrajtimi i studentëve, arrestohet komandanti i njësisë speciale në Serbi

Komandanti i Njësisë Speciale Kundër Terrorizmit (SAJ) të Serbisë, Igor Zhmiriq, si dhe disa pjesëtarë dhe ish-pjesëtarë të Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara (JZO), janë arrestuar nën dyshimin për keqtrajtimin e studentëve në garazhin e Qeverisë së Serbisë, sipas mediave lokale serbe. Fletarrestimi u lëshua nga Prokuroria Themelore në Beograd, nën dyshimin se në gusht të vitit të kaluar ata keqtrajtuan studenten Nikolina Singjelliq dhe kolegët e saj në garazhin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, sipas Radio Televizionit të Serbisë (RTS). Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë tetë zyrtarë policorë dhe një qytetar, i cili në kohën kur dyshohet se është kryer vepra penale e keqtrajtimit dhe torturës...