“Keni nevojë për unitet”- Skandali në SHISH, flet zv/ministri i Jashtëm polak: Shqetësues, por Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së
Rasti i drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila po hetohet nën dyshimin për nxjerrje të informacionit të klasifikuar, u trajtua edhe në intervistën e zv.ministrit të Jashtëm polak Marcin Bosacki, për emisionin “Rretheqark”, në A2 CNN. Sipas zv.ministrit Bosacki edhe pse ky është një rast shqetësues, Shqipëria është në rrugën e duhur të integrimit në BE. “Kur një drejtues i një shërbimi inteligjence përfshihet në një skandal në një vend, kjo është shqetësuese. Dhe kjo është e rrallë. Por unë do të doja ta shihja gotën gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh. Po, Shqipëria, ashtu si shumë vende të tjera, ka probleme me korrupsionin ose me lidhjet jo të qarta mes politikës, shërbimeve speciale dhe biznesit. Por, Shqipëria është në një rrugë të mirë...
Burimi:
javanews.al