Këndvështrim për dramën “Nëna” me regji të Erson Zymberit
Çfarë ndodh kur një nënë e kupton se fëmijët janë rritur, bashkëshorti është bërë i huaj dhe shtëpia që dikur gumëzhinte nga jeta është mbushur vetëm me kujtime? Çfarë mbetet nga roli i nënës që për vite të tëra ka përcaktuar identitetin e saj, që fillon të zbehet? Këto janë pyetjet themelore që ngre drama “Nëna” e Florian Zellerit. Pa dhënë përgjigje të drejtpërdrejta, drama na fton në një udhëtim psikologjik, gjë që kufijtë mes reales, kujtesës dhe imagjinatës treten vazhdimisht. Drama “Nëna”e Florian Zellerit, e realizuar në regjinë e Erson Zymberit, nuk ndërtohet mbi rrëfimin linear të një historie familjare, por mbi mekanizmat e kujtesës, të mungesës dhe të shpërbërjes së perceptimit njerëzor. Regjisori nuk synon të vendosë publikun përballë një drame psikologjike si...
Burimi:
kultplus.com